Vuçiq: Nuk kam dëgjuar që Serbia po heq dorë nga rruga evropiane

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë vlerësimet se Serbia po e braktis “rrugën evropiane” pas njoftimeve për dalje të mundshme nga Këshilli i Evropës nëse kjo organizatë e pranon Kosovën anëtare të plotë.

“Nuk kam dëgjuar të flitet për këtë”. E kisha fjalën për kohët e vështira që i pret Serbia. Këtë e kam diskutuar me zotin Gioffre dhe me përfaqësuesit e Quintit. Ka njerëz që bëjnë shaka për këtë, butësia e padurueshme e papërgjegjshmërisë është shpesh e pranishme këtu”, u tha Vuçiq gazetarëve në kantierin e ndërtimit të hekurudhës Nish-Dimitrovgrad, raporton N1.

Ai shtoi se problemet politike me të cilat përballet Serbia “për fat të keq nuk do të largohen”.

Go to TOP