Vuçiq i dëshpëruar me Forumin e Davosit: Është një klub që mendon njësoj për çështjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nga Davosi i Zvicrës, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, tha se thotë se është një klub i bashkëmendimtarëve për çështjen e krizës ruso-ukrainase dhe çështjen e Kosovës.

Vuçiq tha se askush nuk dëshiron të dëgjojë se çfarë thotë e drejta ndërkombëtar dhe çfarë rezolutash ekzistojnë.

“Ata janë të interesuar se si mund të pranohet Kosova në organizatat ndërkombëtare, ky është qëllimi dhe, si të heqë Serbia dorë nga Kosova”, thotë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

“Folën përfaqësuesit e të gjitha vendeve, (ndër ta edhe kryeministri Kurti), dhe ajo që ishte e qartë është se ka një rënie të entuziazmit për anëtarësim në BE në vendet e rajonit, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Kjo është kryesisht për shkak të kërkesave politike që vijnë dhe kanë të bëjnë ose me identitetin kombëtar ose me çështjen territoriale”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

I pyetur se çfarë pret nga vizita e nesërme e “pesës së madhe” që vjen në Beograd, mes të cilëve edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, këshilltarët e presidentit francez, kancelarit gjerman, ai tha se do të jetë një nga bisedat më të rëndësishme që e ka pasur.

“Një bisedë shumë e vështirë, një nga bisedat më të rëndësishme që kemi pasur në vitet e kaluara dhe do të kemi… Një bisedë shumë, shumë e vështirë…”, tha Vuçiq.

“Shpresoj se do të ketë përparim dhe se bisedimet do të jenë më pak të vështira sesa unë pres, por kjo është vetëm shpresa ime. Sa i përket popullit të Kosovës, unë mendoj se kjo ata shumë i intereson, ata janë të interesuar se si do të pranohet Kosova në organizatat ndërkombëtare, ky është qëllimi dhe si do të heqë Serbia dorë nga Kosova”, thotë Vuçiq.

Para ardhjes së nesërme të ndërmjetësve në Beograd, ka folur edhe i dërguari special i Gjermanisë, Manuel Sarazin, i cili shprehu qëndrimin e Berlinit se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së nëse nuk e njeh Kosovën dhe se avokon pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës.

Go to TOP