Von der Leyen: Është obligimi ynë moral që të ndihmojmë afganët

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë që shetet e Bashkimit Evropian kanë obligim moral që ti ndihmojnë afganët.

“Bashkimi Evropian është i vendosur fort për të vazhduar mbështetjen e OJQ -ve që veprojnë në vend,” tha Ursula von der Leyen, duke deklaruar se miliona gra dhe fëmijë u zhvendosën, shkruan Euronews.

Ajo shtoi se BE do të rrisë ndihmën e tyre humanitare, por paralajmëroi se komuniteti ndërkombëtar ka nevojë që të parandalojë që njerëzit të bien në duart e kontrabandistëve.

“Situata afgane duhet të jetë një shqetësimi kryesor i takimit të G-7 javën e ardhshme për të ndihmuar në krijimin e “rrugëve ligjore dhe të sigurta globalisht, të organizuara nga ne për ata që kanë nevojë për mbrojtje”, tha von der Leyen.

Shumë qeveri të Bashkimit Evropian janë të shqetësuar se kriza në Afganistan mund të çojë në një krizë emigrantësh si ajo e vitit 2015.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian tha se ndihmat e tyre do të lidhen edhe me respektimin e të drejtave të njeriut, grave dhe vajzave.

“1 miliard euro në fondet e BE –së, të ndara për ndihmë zhvillimore për shtatë vitet e ardhshme lidhen me kushte të rrepta në Afganistan, që janë respektimin i të drejtave të njeriut, trajtimi i mirë i pakicave dhe respektimi i të drejtave të grave dhe vajzave”, shtoi ajo.

Go to TOP