Vlera e Spanjës nëntë herë më e madhe se e Shqipërisë

Sonte me fillim prej orës 21:00, Shqipëria do ta zhvillojë betejën historike kundër Spanjës në “EURO 2024”.

“Kuqezinjtë” do të synojnë të shkaktojnë befasi kundër “Furisë së Kuqe”, me qëllim që të kualifikohen tutje në fazën e eliminimit direkt.

Por, kjo sigurisht se do të jetë e vështirë të kualitetit të udhëhequr nga Luis de la Fuente.

Sipas faqes së njohur Transfermarkt, vlera e spanjollëve është nëntë herë më e madhe sesa ajo e futbollistëve shqiptarë.

Kjo faqe bën të ditur se vlera e Spanjës është 965.5 milionë euro, kurse e Shqipërisë është 111.6 milionë euro.

Go to TOP