Vijnë mbi 56 mijë doza Pfizer në Rinas, Rama: Vaksinohuni sa më parë

56.160 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur sonte në aeroportin “Rinas” të Tiranës.

Njoftimin e ka dhënë kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një postimi në Facebook ku ka bërë thirrje për vaksinim.

“Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave anti Covid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit”.

1.755.570 është numri total i vaksinave që kanë mbërritur deri më sot në Shqipëri, ndërkohë që janë kryer gjithsej 1.248.205 vaksinime.

Gjatë gjithë muajit gusht, çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të paraqitet në pikën më të afërt të vaksinimit dhe të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Go to TOP