Videoja e dyshimtë e Eglës në Big Brother, reagon Fifi: Të dua kështu siç je

Egla Ceno fillimisht u tha se u përjashtua nga Big Brother VIP Albania 3, ndërsa në shtëpi mbërriti ‘zarfi i zi’.

Aktorja e njohur kohëve të fundit pati disa përplasje me Meriton Mjekiqin, e mes tjerash shpesh u kritikua për veprimet e ofendimet që ka bërë brenda.

Megjithatë, një video që u publikua ditën e sotme (e hënë) në faqen zyrtare të Big Brother ka lënë vend për dyshime.

Foto: Screenshot/Instagram

Duket se ajo nuk është larguar fare dhe se ka qëndruar në një ambient tjetër, larg konkurrentëve të tjerë.

Sidoqoftë, pritet të shihet në spektaklin e së martës nëse kjo është e vërtetë, apo e gjitha ka qenë një lojë.

Përjashtimi i Eglës ndërkaq nuk u prit mirë nga fansat e publiku, meqë u cilësua si banorja që e meriton fitoren.

Për videon e re të Big Brother ka reaguar edhe Fifi, e cila thotë: “Të dua Egla Ceno, kështu siç je. Të dua”. 

Go to TOP