Vdes Tom Jones, krijuesi i muzikalit më të gjatë në histori
Tom Jones, tekstshkruesi, regjisori dhe shkrimtari i “Fantastikët”, muzikalit më të gjatë në histori, ka vdekur në moshën 95 vjeçare.
Jones vdiq të premten në shtëpinë e tij në Sharon, Connecticut, sipas Dan Shaheen, një bashkëprodhues i “Fantastikët”, i cili ka punuar me Jones që nga viti 1980.
Ai vdiq për shkak se vuante nga sëmundja e kancerit, raporton Associated Press.
Jones, i cili u bashkua me kompozitorin Harvey Schmidt në “Fantastikët” dhe shfaqjet në Broaday “110 në hije” dhe “I Do! I Do!”, u fut në Sallën e Famës së Teatrit Amerikan në 1998.