Vdes ish presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf

Ish presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharraf, ka vdekur në Dubai në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë, raporton BBC.

Ai ishte president midis viteve 2001 dhe 2008.

Musharraf u kishte mbijetuar tentativave të shumta për vrasje dhe e gjeti veten në vijën e parë të luftës midis islamistëve militantë dhe Perëndimit.

Go to TOP