Vdekja e Sylë Tahirsylajt, Kurti: Kontributi i tij mbetet i paharrueshëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti. ka ngushëlluar familjen Tahirsylaj për ndarjen nga jeta të Sylë Tahirsylajt. Ai tha se kontributi i tij në fushën e meteorologjisë në Kosovë do të mbetet i paharrueshëm.

Kurti, në një postim në Facewbook, ka kujtuar një vizitë të tij në kullën e Tahirsylaj në Isniq dhe bisedat që ka zhvilluar me të ndjerin.

“Bisedat me Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj i patëm të gjata e mbresëlënëse. Kontributi i tij në fushën e meteorologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm. Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi thellë. Do ta kujtojmë përherë përkushtimin për punën dhe dashamirësinë e tij”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri me këtë rast ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tahirsylaj, për më të dashurin e tyre. “Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot!”. /Kosova.info/

Go to TOP