Vala vrastare e të nxehtit, Biden: Fajin e ka ngrohja globale

Amerika e Veriut është përfshirë nga një valë vrastare të e nxehtit. Dhjetëra persona kanë humbur jetën në SHBA dhe Kanada, dy vende që po regjistrojnë temperatura rekord.

Ndërkohë, ‘Guardian’ raporton se presidenti amerikan, Joe Biden i është bashkuar shkencëtarëve duke fajësuar krizën klimatike për këtë valë të nxehti.

“Nëse nuk e keni besuar, hapni lajmet dhe shihni sa janë temperaturat në Oregon. Por mos u shqetësoni, nuk ka ngrohje globale për shkak se është vetëm një pjellë e imagjinatës tonë,” tha Biden.

Zyrtarët në Kanada janë shokuar nga rritja e temperaturave. Të martën u regjistrua rekordi historik prej 49.6 gradë në qytetin e Lytton.

Vala e të nxehtit ka shkaktuar të paktën 134 viktima vetëm në zonën e Vancouver.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë,” tha zyrtari i emergjencave, Steve Addison.

Temperaturat e larta kanë provokuar edhe zjarre të shumta.

Go to TOP