U zhvilluan xhirot e radhës në Superligë, ‘Priping’ fiton derbin ndaj ‘Lidhjes së Prizrenit’

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë u zhvilluan xhirot e radhës në Superligën e Kosovës në pingpong.

Në një atmosferë sportive dhe kushte të nivelin evropian, u zhvilluan ndeshje mjaftë interesante, e padyshim i gjithë fokusi i kësaj jave ishte tek derbi në mes të dy rivalëve për titullin e kampionit për këtë vit në kategorinë e meshkujve, Kpp Priping dhe Kpp Lidhja e Prizrenit i cili u takoi ekipit nga Prishtina të cilët arritën të fitojnë me rezultat të ngushtë 4-3 për ta lënë të hapur garën për titull të kampionit në xhiron e fundit të këtij edicioni.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe derbi lokal në mes të Kpp Dardania dhe Kpp Prishtina të cilën e fitoi Kpp Dardania me rezultat 4-1. Në ndeshjet tjera favorite nuk lejuan befasi. /Kosova.info/

TABELAT DHE REZULTATET

SUPERLIGA MESHKUJT.jpg
1. SUPERLIGA (M) XHIRO 12.jpg
1. SUPERLIGA (M) XHIRO 13.jpg
Go to TOP