Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe, ka thënë se vendi ku do të behën këto ushtrime me dron luftarak kamikaz është vetëm 30 kilometra larg Kosovës dhe vetën 3 kilometra larg kufirit më Malin e Zi.

“Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është instanca, faktori, aktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcenim për Republikën tone të cilën ata nuk e njohin”, ka thënë Kurti,

Kurti është deklaruar për votimin e së dielës në veri të vendit, për të cilat ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet. Dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve përcakton fatin e katër kryetarëve të komunave në veri.

Go to TOP