Ushtarja amerikane e merr në ShBA qenushin që e shpëtoi në Kosovë

Një ushtare e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ribashkuar me qenushin që ajo shpëtoi nga vdekja.

Derisa ishte në Kosovë gjatë vjeshtës së kaluar, Andrea Taulton hasi në një qenush i cili kishte nevojë për ndihmë. Ai vuante për shkak të problemeve me putrat e tij dhe lëndimeve të tjera, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Taulton përgatitej të kthehej në Virxhinia vetëm disa javë pasi takoi qenushin në nevojë, ajo thirri organizatën jofitimprurëse, “Putrat e Luftës”, me seli në Long Island, për ndihmë në shpëtimin e mikut të së saj të ri.

Pas një pritjeje disamujore, Taulton më në fund u ribashkua me qenin e saj, Axel, një ditë pas Krishtlindjes.

Në një intervistë për Fox News Digital, Taulton e përshkroi ribashkimin si një “moment magjik”.

“Ai po qante e lehte dhe ishte thjeshtë një djalë i vogël shumë i zëshëm,” tha ajo.

Ushtarja tha se ajo “vazhdoi të kontrollonte derën e hyrjes” pasi u njoftua se Axel do të dërgohej në shtëpinë e saj në Virxhinia nga “Putrat e Luftës”.

“Ai doli jashtë dhe menjëherë ishte shumë i lumtur,” tha ajo.

“Nuk kishte rëndësi që kishte udhëtuar për orë të tëra.”

Taulton tha se ajo u përshëndet me puthje, tundje bishti dhe shumë lehje nga Axel – ajo e dinte se ai po përpiqej të komunikonte me të.

Ishte “pothuajse sikur po përpiqej të fliste me mua dhe të thoshte, ‘më në fund jam këtu, mami!”, tha ajo.

Go to TOP