Ukshini: Takimi i djeshëm në Bruksel, sa për një `honorar`

Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, në ‘InfoPlus’ ka folur për procesin e dialogut për të cilin tha se synimi ka qenë që Kosova të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtarë dhe Serbia të evropianizohet.

Ukshini tutje ka folur edhe për zhvillimet e djeshme në Bruksel, ku sipas tij, një takim i tillë pas një pauze kaq të gjatë, ka qenë më shumë një punë sa për të bërë një honorar, sesa për të bërë diçka tjetër.

Ai tha se ngjarja e djeshme nuk kishte pasur një klimë dhe retorikë që të mund të sillte diçka të re.

“Ngjarja e djeshme ishte një përpjekje për të shpëtuar ‘Marrëveshja e Ohrit’. Kjo po tregon se dialogu e ka një defekt dhe përfaqësuesit e ardhshëm të BE-së, por edhe përfaqësuesit që do të jenë në dialog, duhet të bëjnë një ndryshim metodik”, deklaroi Ukshini, teksa shtoi se dialogu ka dështuar.

“Për 13 vjet, intenca e dialogut ka qenë që të mos zgjasë kaq shumë dhe synimi ka qenë që Kosova të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe Serbia të evropianizohet”, ka thënë Ukshini.

Go to TOP