U largua nga “Grande Fratello” dhe hyri në “Big Brother Vip Albania”, në finale produksioni “merr hak” ndaj Heidi Bacit

Heidi Baci u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Italia”, ku pas vizitës të babait të saj, ajo la në mes garën, pas i ati nuk dëshironte që ajo të lidhej me aktorin Massimiliano Varrese, i cili ishte në një moshë shumë të madhe se ajo.

Pasi hoqi dorë nga “Big Brother Italia”, bukuroshja u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania”, ku krijoi një romancë me Romeo Veshaj, e cila nuk zgjati shumë pasi përfundoi disa javë më pas.

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finaljae “Grande Fratello”, ku fituese u shpall banorja Perla Vatiero.

heedddd.png

Foto: Heidi Baci/Instagram

Gjatë spektaklit në studio u shfaq një video, ku tregonte debatet, puthjet mes çifteve dhe momentet më të bukura të të gjithë konkurrentëve të “Grande Fratello”, megjithëse ajo që u vu re ishte mungesa e Heidit.

Në asnjë moment ajo nuk u shfaq në atë video, ndonëse ikja e saj nga shtëpia bëri bujë në mediat rozë.

Mesa duket vendimi i produksionit që momentet e Heidit në “Big Brother Italia” mos të shfaqeshin në këtë video erdhi si rrjedhojë e pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”. 

Go to TOP