Zyrtare: Llapi transferon Agron Kolajn

Skuadra e Llapit e ka transferuar Agron Kolaj nga Besa e Pejës.
Lajmin e bëri të ditur vetë skuadra, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Kolaj luan në pozitën e portierit.

Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të tij dhe podujevasve është trivjeçare e cila do ta mbajë në “Zahir Pajaziti” deri në vitin 2025.

Lojtari i ka kaluar të gjitha formalitetet dhe i është bashkuar menjëherë pjesës tjetër të ekipit.

Go to TOP