Tri nga katër sukuadrat kosovare të martën mësojnë kundërshtarët

Ballkani, Llapi dhe Malisheva do t`i kuptojnë kundërshtarët e garave të kupave evropiane të martën.

Ballkani do ta synojë një vend në fazën e grupeve, Llapi në Europa League, kurse Malisheva në Conference League. 

Sipas vazove, Ballkani mund të përballet me Hamrun Spartans, FC Struga, FK Deçiq, KF Egnatia dhe Santa Coloma.

Llapi në Europa League mund të ketë kundërshtarë FC Sheriff Tiraspol, NK Maribor, FC Tobol, Wisła Krakow, Pafos FC dhe Paksi FC. 

Malisheva në kualifikimet e Conference League mund të ndeshet me KF Shkëndija, FK Buducnost Podgorica, Inter Club d’Escaldes, KF Tirana dhe La Fiorita 1967. 

Në ndërkohë, shorti për raundin e dytë të Conference League, ku merr pjesë Drita, do të hidhet të mërkurën më 19 qershor. 

Go to TOP