Trepça – Peja, sonte fillon finalja e madhe

Sonte do të fillojë seria e ndeshjeve finale të “Play-Offit” të Sueprligës së Kosovës në basketboll.

Trepça do të pret Pejën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Interesimi i tifozëve është shumë i madh që nga orët e mëngjesit se ditës së sotme, për t’u pajisur me bileta.

Mitrovicasit i hyjnë kësaj loje të stërmotivuar pasi në gjysmëfinale e eliminuan Sigal Prishtinën duke e mposhtur në ndeshjen e pestë në kryeqytet.

Ndërsa Peja vie në finale pas fitores së gjysmëfinales ndaj Yllit.

Trepça dhe Peja kanë afërsisht një dekadë pa e fituar këtë trofe, andaj, dy skuadrat janë të  flaktë për të fituar këtë titull.

Ndeshja do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00. 

Go to TOP