Të premten përfundon votimi jashtë Kosovës

Këtë të premte, 15 tetor, pritet të përfundojë periudha e votimit përmes postës për të gjithë qytetarët që u regjistruan si votues jashtë Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe 30 ditore, të drejtën e votimit përmes postës, e kanë 15,532 qytetarë, të cilët kishin arritur të regjistroheshin suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri më tani ky institucion ka pranuar rreth 3,500 pako të supozuara me fletëvotime.

“Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15,532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. Deri më tani, KQZ-ja ka pranuar 3,481 pako të supozuara me fletëvotime. Periudha e votimit përmes postës përfundon më 15 tetor, pra deri në këtë datë duhet të pranohen fletëvotimet nga ana e KQZ-së”, tha Elezi për Klankosova.tv.

Fletëvotimet të cilat arrijnë nga jashtë Kosovës numërohen në një fazë më të vonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Go to TOP