Syla: Gjendja e të plagosurit është e rëndë

Naser Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, tha për RTK se gjendja e të plagosurit mbetet e rëndë.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Pacienti është dërguar në sallën operative të QE-së nga ekipet kujdestare të Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Pas intervenimit, do të transferohet në Mjekimin Intensiv Qendror për trajtim të mëtejmë”, tha Syla, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK.

Go to TOP