Sveçla: Armatimi i kapur sot po iu tregon ndërkombëtarëve gjerësinë e planit serb për aneksimin e veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas aksionit të policisë në veri ku u konfiskua arsenal armësh, tha se po vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit.

Sveçla tha se armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalit e Zveçanit dhe Banjkës.

“Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”, tha Sveçla.

Më tej, ai shtoi se Kosova, pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojë në çrrënjosjen e terrorizmit.

Go to TOP