SuperFlatroo – publikohet momenti kur merr vrasjen e katërfishtë ndaj Gamer Legion
Bad News Eagles është duke impresionuar me performancat mbresëlënëse në Majorin që po zhvillohet në Rio të Brazilit.
Ekipi kosovar e arriti fitoren e tretë radhazi mbrëmë.
Viktimë e BNE ishte Gamer Legion të cilët ishin “kafshatë e lehtë”, të paktën mbrëmjen e së martës, për “shqiponjat”.
Brenda kësaj performance të nivelit të lartë, u veçua një moment nga Juanflatro i cili mori vrasjen e katërfishtë.

Më poshtë gjeni videon e plotë.
