Supa më shëruese në botë: Është 100 herë më efektive se antibiotikët

Supa me hudhër e bërë me rreth 50 thelpinj hudhër, qepë të kuqe dhe trumzë mund të mposht shumicën e viruseve të gripit, ftohjes dhe madje edhe viruseve që shkaktojnë të vjella, diarre, ethe, dhimbje koke dhe ngërçe në stomak. 

Edhe pse mjekësia po zhvillohet vazhdimisht, njerëzit po i drejtohen gjithnjë e më shumë natyrës. Antibiotikët dhe barnat e tjera jo gjithmonë “funksionojnë” sepse viruset dhe bakteret po bëhen më rezistente dhe më të forta çdo ditë e më shumë. 

E mira e hudhrës është se ajo nuk ndikohet nga mutacionet, ndryshimet dhe viruset e reja – ajo lufton me sukses të gjithë “të ardhurit”. Kjo ndodh për shkak të kimikatit “alicin”, i cili është vërtetuar se ul kolesterolin dhe presionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e enëve të gjakut. 

Një studim i Universitetit të Uashingtonit zbuloi se hudhra është deri në 100 herë më efektive se dy nga antibiotikët më të njohur në luftimin e sëmundjes, e cila shkaktohet nga bakteret më së shpeshti përgjegjëse për sëmundjet që vijnë nga ushqimi. 

Kur shtypni një thelpi hudhër, lirohet alicina, e cila së bashku me përbërës të tjerë vret organizmat e dëmshëm si viruset dhe bakteret që shkaktojnë ftohje, grip, infeksione të veshit etj. Dhe më e mira është se nuk e dëmton trupin.

Receta për supë me hudhër mjekësore:

Rreth 50 thelpinj hudhër (rreth 5 koka), të pastruara dhe të qëruara

2 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 qepë të mëdha të kuqe, të grira

1 lugë gjelle trumzë e freskët e grirë

6 gota (nga 250 ml) supë pule e pastër (si bazë)

1 tufë barishte të freskëta – majdanoz, trumzë, gjethe dafine (mund të përdorni edhe barishte të thata)

3 gota bukë bajate të prera në kubikë

1 filxhan krem të rëndë

Përgatitja:

– Ngroheni furrën në 180 gradë. Prisni majat (1/3) e kokës së hudhrës. Hidhni mbi hudhrën e përgatitur në këtë mënyrë vaj ulliri dhe mbështilleni me letër alumini. Piqeni në furrë për 90 minuta. Lëreni të ftohet.

– Gjatë kësaj kohe ngrohni dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në një tenxhere në zjarr mesatar. Ziejeni qepën e kuqe për rreth 10 minuta. Shtrydhni hudhrën e pjekur të ftohur nga mbështjellësi dhe ia shtoni qepës së kuqe të zier. Përziejini, shtoni trumzën e grirë, lëngun e pulës dhe hidhni një tufë barishte të freskëta (ose përdorni më pak të thara).

– Ulni temperaturën, shtoni copat e bukës dhe lëreni të ziejë për pesë minuta derisa buka të zbutet.

– Hiqni një tufë barishtesh dhe përzieni supën që rezulton në një blender derisa të përftoni një përzierje kremoze. E vendosim sërish në tenxhere dhe i shtojmë kremin e zakonshëm ose kremin e gatimit. Shtoni kripë dhe piper për shije. /Kosova.info/

Go to TOP