Stacioni i ri në Podujevë, ende jofunksional

Në përvjetorin e Ditës së çlirimit të Podujevës është bërë përurimi i stacionit të ri të autobusëve në Podujevë. Por, pavarësisht përurimit, ende nuk ka një datë se kur do të bëhet funksionalizimi i tij.

Qytetarët e kanë mirëpritur këtë projekt, por kanë vërejtje se është larg nga qendra.

 “Jemi në fazën finale të kompletimit me inventar të nevojshëm brenda objektit të stacionit dhe një punë tjetër që jemi në pritje është vendosja e energjisë elektrike që është punë e KECIT, jemi në negociata me ta”, tha Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës.

 “Është një projekt i mirëpritur pasi që prek direkt mirëqenien e qytetarëve por problem është te distanca nga qendra e qytetit pasi nuk kemi edhe një trafik urban ka me qenë e pamundshme funksionalizimi i stacionit. Tani kemi një javë që është pre shiriti dhe ende nuk është aktiv pra nuk kemi edhe një datë të caktuar kur do të aktivizohet stacioni”, tha Qëndrim Softolli, asamblist i LDK- së në Podujevë.

Ndonëse iu gëzuan këtij projekti, qytetarët patën ankesa rreth lokacionit të ri. Kjo pasi sipas tyre stacioni i ri i autobusëve është larg qendrës.

“Krejt autobusët ka enën aty vijnë dhe e lan kontribut aty vend ma i mirë s’ka po për udhëtar pak larg”, tha Halim Lata, qytetar.

“Ideja e stacionit të autobusëve më ka pëlqyer por prapë nuk është në rregull se çdo udhëtar që zbret aty pa pasur autobus lokal nuk bënë, lokali me pension të vogël, dy -tri herë për të paguar, unë që të vijë në Podujevë”, tha Xhafer Syla, qytetar.

Të gjitha linjat ndërkomunale, lokale dhe ndërkombëtare do të kalojnë nga ky stacion, në të cilin janë investuar 1.3 milionë euro.

Go to TOP