“Severe Weather” paralajmëron stuhi të fuqishme në Kosovë e rajon

Pas një moti përvëlues në vendin tonë, të enjten pritet të ketë ndryshim drastik të tij.

Agjencia Meteorologjike botërore “Severe Weather” ka paralajmëruar stuhi të fuqishme që do ta godasin Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën.

“Një shpërthim i rrezikshëm i motit pritet të enjten përderisa një valë shumë dinamike e nivelit të sipërm lëviz mbi gadishullin Ballkanik. Vala e nxehtësisë e cila ishte e pranishme në pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë do të përfundojë me mot të ligë në disa vende të Ballkanit dhe freskim për Greqinë dhe rrethinat e saj”, shkruajnë nga Agjencia Meteorologjike “Severe Weather”.

Sipas kësaj agjencie ky mot në këto vende parashikohet të përcillet edhe me breshër të madh dhe tornado.

Go to TOP