Spanja dhe Gjeorgjia e mbyllin baras pjesën e parë

Spanja dhe Gjeorgjia kanë mbyllur baraz pjesën e parë të ndeshjes së 1/16-tës së finales në Euro 2024, duke përfunduar me rezultat 1-1 në “RheinEnergieSTADION”.

Gjeorgjianët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e tetëmbëdhjetë, kur presioni i Khvicha Kvaratskhelia ka shtyrë Robin Le Normand të shënojë autogol.

Spanja ka reaguar menjëherë me një gjuajtje të fuqishme nga Cucurella, që për pak sa nuk ka befasuar portierin Mamardashvili.

Barazimi ka ardhur pas një goditjeje nga distanca e Rodrit, e cila ka përfunduar në rrjetë.

Skuadrat kanë edhe një pjesë të dytë për të luajtur.

Spanja – Gjeorgjia, formacionet

Spanja dhe Gjeorgjia ndeshen sonte në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.No description available.

Go to TOP