Souçek: Do të bëjmë më të mirën për të shmangur epitetin e autsajderit

Futbollisti i Kombëtares së Çekisë dhe anëtar i West Hamit, Tomas Souçek, në një intervistë për faqen e UEFA-së, ka folur për sfidën e parë të skuadrës së tij kundër Portugalisë, në ndeshjen e Grupit F të Euro 2024.

Çekia në këtë duel hyn si autsajdere, por kapiteni beson se të dyja skuadrat kanë gjasa të barabarta për të fituar dhe u shpreh i kënaqur me përgatitjet e deritanishme.

“Ne e dimë kundër kujt po luajmë. Ne do ta fillojmë ndeshjen nga 0-0 dhe do të përpiqemi me të gjitha forcat për të arritur një rezultat pozitiv. Kemi pasur përgatitje të shkëlqyera dhe mendoj se jemi të gjithë të aftë për ndeshjen e parë. Çdo pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne do të bëjmë më të mirën për të shmangur epitetin e autsajderit. Nëse punojmë shumë nga minuta e parë deri në minutën e fundit, epilogu mund të jetë i lumtur për ne”, tha Souçek.

Kombëtaret e Çekisë dhe Portugalisë takohen sonte në mbrëmje nga ora 21:00. “Brazilianët evropianë” cilësohen si favoritë të mëdhenj në këtë ndeshje dhe janë ndër kandidatët kryesorë për titullin e kontinental nën udhëheqjen e Cristiano Ronaldos.

Go to TOP