Sot luhen dy ndeshje interesante në basketboll

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së katërt në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe Sigal Prishtinës. Istogasit në fundjavën e kaluar shënuan fitoren e parë në elitë, duke mundur Bashkimi, kurse kanë edhe dy humbje, ndërsa e kundërta është për prishtinasit që numërojnë dy fitore e një humbje.

Përballja e dytë e së shtunës është mes skuadrave prizrenase Bashkimi-Proton Cable Prizreni. Bashkimi e nisi me dy fitore, por më pas pësoi nga Istogu, kurse Proton Cable Prizreni e nisi me dy humbje, e më pas erdhi fitorja ndaj Vëllaznimit.

Java 4-Prince Caffe Superliga

E shtunë

17:00 Istogu – Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni

Go to TOP