Skitari Alban Elezi Cannaferina shpallet kampion bote me Francën

Skitari me nënshtetësi franceze Alban Elezi Cannaferina, është shpallur kampion i botës për të rinj, për disiplinën në sllallom të madh, e vlefshme për Kampionatin Botëror, që po mbahet në Sankt Moritz.

Ai në pistën austriake dominoi në dy hedhjet me kohë 1:43.61 (50.45 dhe 53.16), pa iu dhënë hapësirë kundërshtarëve të tij.

Medalja e argjendtë i takoi finlandezit Eduard Hallberg, ndërsa e bronzta norvegjezit Oscar Andreas Sandvik.

Ndryshe Albani është djali i ish kampionit të Evropës në mundje, Adnan Elezi nga Shkupi.

Go to TOP