Situata në Ukrainë, Berisha: Evropianët të ndërmarrin iniciativën e integrimit të shteteve të kontinentit brenda BE-së dhe NATO-s

Ish zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka thënë sot se agresioni rus në Ukrainë ka mobilizuar politikanë evropianë.

Berisha në një postim në Facebook shkruan se evropianët duhet vetë të ndërmarrin iniciativën e integrimit të shteteve të kontinentit brenda BE-së dhe NATO-s, në mënyrë që të krijojë një tërësi kontinentale demokratike dhe paqësore.

Lexoni të plotë postimin:

Agresioni rus në Ukrainë ka mobilizuar politikanë evropianë, siç u shpreh edhe Manfred Weber, në nevojën e forcimit të partneritetit me SHBA-të si diçka e natyrshme në kontekstin historik dhe të vlerave përfaqësuese.

Ideja e zgjerimit me partnerë të tjerë si Australia, Japonia, India etj. është qasja e duhur në mënyrë që fronti demokratik të jetë global.

Por, në këtë këndellje evropiane, nëse mund t’i jap të drejtë vetes në këtë konstatim, është e natyrshme që politika evropiane të heqë dorë nga stërkomplikimet burokratike e refuzuese ndaj një pjese, qoftë në Lindjen e saj dhe në Ballkanin Perëndimor, ngase u panë efektet e tmerrshme, luftëra e pasiguri në ish -Jugosllavi dhe në ish – republikat e ish – BRSS-së.

Tash, evropianët duhet vetë të ndërmarrin iniciativën e integrimit të shteteve të kontinentit brenda BE-së dhe NATO-s, në mënyrë që të krijojë një tërësi kontinentale demokratike dhe paqësore.

Kosova, sigurisht që e mirëpret dhe është e gatshme që sa më parë të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Go to TOP