Shumë më pak se në Kosovë! E pabesueshme se sa paguhet Ronaldinho për 1 ndeshje në Ligën e Gerard Piques

Tash e disa kohë, Ronaldinho është pjesë e ligës “Kings League” të Gerard Pique dhe paga e tij tashmë është bërë e ditur.

Sipas Bussiner Insider, paga e Ronaldinos, yllit brazilian të pensionuar nga futbolli profesionist është shumë e ulët.

Ai paguhet vetëm 70 euro, saherë që luan në ndonjë ndeshje të turneut në “Kings League”.

Sidoqoftë, është marrë vesh se kompania “Kosmos” e paguan Ronaldinhon me një pagesë në mes 10 mijë dhe 15 mijë euro për pjesëmarrjen.

Ronaldinho ishte ndër futbollistët më të paguar të kohës së tij, sidomos gjatë kohës sa luante në Barcelonë.

Go to TOP