Shqiptarët e Karakurtit në Ukrainë, nuk ndjehen të rrezikuar
Shqiptarët e Ukrainës aktualisht nuk ndihen të rrezikuar pavarësisht agresionit rus në Ukrainë ku është përfshirë edhe pjesa jugore. Petr Kurpik nga Karakurti është një nga 3.000 banorët e fshatit të banuar me shqiptarë në rajonin e Odesës i cili thotë se në atë pjesë është qetë vazhdon jetën e përditshme .
“Merremi me punët e përditshme, jetojmë qetë si më parë”, thotë ai në një bisedë të shkurtë për Kosova.info.
Edhe pse në disa pjesë në jug të Ukrainës njoftohet se ka pasur sulme, fshati Karakurt nuk është prekur dhe çdo gjë po rrjedhë si më parë, njerëzit po merren me punët e tyre.
Ai thotë se lufta vetëm të keqe sjellë.
“Ajo asnjëherë të mirë nuk jep”, thotë ai.
Pavarësisht luftës në të cilën është ndodhur Ukraina, asnjë nga banorët nuk e ka braktisur rajonin e tyre ku banojnë.
“Në rajonin tonë situata është e qetë”, thotë ai.
Kirpik thotë se nga askush nuk janë kontaktuar nga Shqipëria për ndonjë ndihmë eventuale.
“Nuk e di që dikush ka thirr nga Shqipëria apo diçka të ketë propozuar. Duke qenë i angazhuar në një institucion shëndetësor ai thotë se është në kontakt me bullgarët në Bullgari të cilët janë interesuar dhe kanë shprehur gatishmërinë të dërgojnë ndihmë. Ndërsa nga Shqipëria askush nuk na kanë kontaktuar”, thotë ai duke nënvizuar se vetëm nga ne të jetë kontaktuar për të pyetur si është gjendja.
“Për kërkesat tona për nevojat…po bullgarët po na ndihmojnë pasi këtu ka shumë bullgarë. Ministri i diasporës së Shqipërisë Pandeli Majko kishte vizituar vite më parë këtë fshat ku kishte dërguar libra shkollor dhe veshmbathje kombëtare”, tha ai.
Fshati Karakurt ndodhet në jugperëndim të rajonit Odesa të Ukrainës dhe ka afro 3,000 banorë. Situata në këtë vend ka filluar të përkeqësohet nga fillimi i vitit 2014 kur Rusia ka aneksuar gadishullin e Krimesë. Situata në Ukrainë është mjaft e rëndë pas agresionit rus në këtë vend ku llogaritet të kenë vdekur mijëra vet si pasojë e luftës.
Komuniteti shqiptar në Ukrainë ka jetuar atje që nga fundi i shekullit XVII-të dhe fillimi i shekullit XIX-të. Shqiptarët ortodoks së pari migruan për në Bullgari dhe Rumani dhe më pas u larguan nga pushteti i Perandorisë Osmane për në Ukrainë. Në ditët e sotme në Karakurt fliten pesë gjuhë: Shqipe, bullgare, gagauziane, ukrainase dhe ruse. Sipas regjistrimit të bërë në vitin 2011 në Ukrainë, Karakurti ka 3 mijë banorë, 1 mijë e 725 prej të cilëve janë shqiptarë (pra flasin dhe e quajnë vetën shqiptarë). Gjatë viteve 1860, disa shqiptarë nga Besarabia u zhvendosën në pjesën veriore të Pryazovia, duke krijuar kështu tre vendbanime atje: Tyuushki (Heorhiivka moderne), Jandran (Hamivka moderne) dhe Taz (Divnyske moderne), të cilat ende ekzistojnë. Numri i banorëve të këtyre fshatrave është shumë më i vogël se popullësia e Karakurtit. Megjithatë, në këto vende ekzistojnë ende muze lokalë ku ru hen artefakte të veçanta të kulturës shqiptare, të mbledhura nga entuziastët vendas të fshatrave.
Sipas burimeve të ndryshme, janë nga 5 mijë deri në 10 mijë ukrainas me prejardhje shqiptare dhe vetëm disa prej tyre flasin gjuhën shqipe të cilët jetojnë edhe në qytete tjera si Odes, Izmail, Kiev, Kharkov dhe Lvov. /Kosova.info/
