Shpërthen Van de Beek pasi Solskjaer nuk e inkuadroi në lojë, gjuan me çamçakëz dhe për pak sa nuk e qëllon ndihmësin e norvegjezit

Donny Van de Beek është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë te Manchester United.

Mesfushori holandez po ka shumë pak hapësira nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer dhe kjo gjendje nuk po i pëlqen aspak atij.

Se po kalon nëpër një periudhë të vështirë në Old Traford, tregojnë edhe pamjet nga ndeshja e fundit që Manchester Unied e fitoi 2-1 ndaj Villarrealit.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes kur Solskjaer vendosi t’i inkuadrojë Jesse Lingardin dhe brazilianin Fred në fushë.

Në prapavijë shihet Van de Beek i revoltuar që nuk pati asnjë minutë në këtë takim.

24-vjeçari e hoqi nga goja një çamçakëz dhe me nervozizëm e gjuajti në tok, por që për pak sa nuk e goditi ndihmësin e Ole Gunar Solskjaer, anglezin Mike Phelan.

Mbetet të shihet nëse Van de Beek do të dënohet për këtë gjest nga Solskjaer.

Reprezentuesi holandez këtë edicion ka luajtur vetëm tri ndeshje, ku në total ka 141 minuta. 

https://twitter.com/neutralcf_/status/1443316082555723779?s=20
Go to TOP