Shkyçi kamerat e sigurisë në Grykën e Deçanit, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka pranuar informacion se kamerat e sigurisë në Grykën e Deçanit nuk janë duke punuar që nga data 17 maj 2021.

Lidhur me këtë, policia ka arrit të identifikojë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se ka bërë shkyçjen e kamerave.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Go to TOP