Shkupi dhe Ballkani zhvillojnë përballjen e parë, dy skuadrat shqiptare kërkojnë vetëm fitoren

Shkupi dhe Ballkani janë dy skuadrat e vetme shqiptare që kanë mbetur në arenën evropiane.

Por fati në short ka dashur që pikërisht dy ekipet tona të luajnë mes vete në fazën e ‘Play-Off’-it në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘National Arena Toshe Proeski’ në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Të dyja skuadrat kanë për qëllim të shkruajnë historinë për të arritur për herë të parë në grupet e një gare evropiane.

Si për Shkupi ashtu edhe për Ballkanin kjo është arritja më e madhe në garat evropiane, pasi asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq lartë.

Shkupi ka marrë pjesë edhe më parë në Evropë, derisa kampioni në fuqi i Kosovës po merr pjesë për herë të parë në garat evropiane.

Në kryeqytetin maqedonas pritet një ndeshje shumë e fortë mes dy ekipeve që për qëllim kanë të shkruajnë historinë duke u futur në grupe. 

Go to TOP