Shitja më e madhe në histori të Socideadit: Isak për 70 milionë euro te Newcastle

Newcastle United është shumë afër që të transferojë Alexander Isak nga Real Sociedadi.

Sulmuesi suedez ka pranuar një ofertë të majme nga klubi anglez që është nën pronësi të familjes mbretërore nga Arabia Saudite.

Sipas asaj që raporton Diario Vasco, klauzola e lirimit të Isak te klubi i La Ligës është 90 milionë euro.

Mirëpo, në një marrëveshje që është afër të arrihet mes të dyja klubeve, shuma që duhet paguar do të jetë 70 milionë euro plus pesë milion në bonuse.

Kjo do të ishte shitja më e madhe në histori të Real Socidedadit, me Isak që do të fitonte një pagë të majme.

Besohet se paga e tij te “Magpies” do të jetë mbi 200 mijë euro në javë, e që do ta bënte atë më të paguarin në klub. 

Go to TOP