Shantazhohet e mitura në Mitrovicë, i publikojnë një video incizim

Një person ka informuar se persona të panjohur, në rrjetin social kanë publikuar një video incizim të motrës së tij (e mitur).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:33, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, në rrjetin social kanë publikuar në video incizim të motrës së tij viktimës femër kosovare (e mitur). Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

Go to TOP