Shakira po përgatit koncerte falas për fansat?

Këngëtarja me fame botërore, Shakira po promovon albumin e saj më të ri  dhe për këtë po përdor mënyra të ndryshme.

Këngëtarja kolumbiane po përgatitet të realizojë koncerte falas  në Mexico City, Bogota dhe Rio de Janeiro. Nuk është ende e konfirmuar, por besohet se Shakira do të performojë në këto qytete të mëdha.

E kjo vjen pasi ajo organizoi një koncert falas në “Times Square” të Nju Jorkut, ku  më shumë se 40 mijë fansa u dyndën për të parë yllin e muzikës.

Në këto koncerte falas që do të mbahen pritet të këndohen edhe projekte nga albumi i fundit i artistes  i cili është i pari në 7 vite.

Go to TOP