Sara Gjordeni përjashtohet nga Big Brother VIP Albania, pas konfrontimit fizik në shtëpi

Në mbrëmjen e së martës, fansat e Big Brother VIP Albania u befasuan kur mësuan se banorja e shtëpisë, Sara Gjordeni, u përjashtua nga spektakli. Vendimi u mor nga Vëllai i Madh pasi u transmetua një klip që tregonte një konfrontim fizik mes Sarës dhe banores tjetër, Françeska.

Ajo kishte tentuar që ta kopjonte lojën e Luizitit (i cili vitin e kaluar kishte çuar në noniminim dy persona duke i futur në tualet), gjersa kishte tentuar që të njëjtën ta bënte me Françeskeën duke tentuar që me forcë ta fut në tualet vetëm e vetëm për ta çuar në televotim – pasi kjo është një thyerje e rregullave.

Incidenti, i cili shkaktoi një valë reagimesh të forta nga të gjithë pjesëmarrësit dhe shikuesit e spektaklit, ishte një shkelje e qartë e rregullave të Big Brother VIP, të cilat ndalojnë çdo formë të dhunës fizike midis konkurrentëve.

Gjatë spektaklit, u vu në dukje se pavarësisht nga tensionet që mund të ndodhin brenda mureve të shtëpisë së Big Brother, siguria dhe mirëqenia e banorëve mbeten prioritet absolut.

Sara, e cila kishte fituar zemrën e reperit Bardhi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u shpreh e mërzitur dhe penduar për situatën. Ajo kërkoj falje për sjelljen e saj dhe theksoi se nuk ishte në natyrën e saj të përfshihej në veprime të tilla.

Ajo u largua me një mal puthjesh dhe përqafimesh nga Bardhi afër derës, teksa kërkoi vetëm Bardhin dhe Meritonin që ta shoqëronin te dalja.

Ndërsa Sara merr përgjegjësitë për veprimet e saj dhe përballet me pasojat e skualifikimit, Big Brother VIP Albania vazhdon me dinamikat e tij të brendshme, të cilat janë gjithmonë plot me surpriza dhe kthesa të papritura.

Go to TOP