Sanxhaku: Delegacioni i KKB-së viziton shkollat e Tutinit
Novi Pazar, 26.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Fatir Berzati
Në kuadër të planit për të vizituar shkollat e Sanxhakut, pas shkollave fillore të Novi Pazarit, kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak, dr. Misalla Pramenkoviq së bashku me kolegët e saj vizitoi shkollën fillore “Vuk Karaxhiq”, shkollën fillore “Rifat Burxhoviq Tršo”, gjimnazin dhe shkollën teknike në Tutin dhe me atë rast u takua me drejtorët e shkollave.

Këto janë vizitat e para zyrtare të presidentit të sapozgjedhur dr. Pramenkoviq.
Gjatë takimit u diskutua për mësimin në gjuhën amtare, si dhe u konfirmua se regjistrimi i fëmijëve në mësimdhënie në gjuhën amtare po zhvillohet me sukses, por edhe për veprimin e përbashkët të Këshillit, shkollave dhe pushtetit vendor për të bërë procesi i mësimdhënies në gjuhën boshnjake më të mirë dhe më të plotë.
Përfaqësuesit e Këshillit i dhuruan menaxhmentit të shkollës materiale leximi në gjuhën boshnjake, të cilat janë një donacion i vlefshëm nga një donator anonim, i cili do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në gjuhën boshnjake.
Në delegacionin e Këshillit, përveç kryetarit ishte edhe kryetari i Bordit, dr. Fuad Baqiqanin, anëtar i Bordit përgjegjës për arsimin, Dr. Kemall Xhemiq, sekretari Samer Jusoviq, shefi i kabinetit Semir Maxhgal dhe përfaqësues të Bordit të Arsimit.
