Samiti i BE-së, Zelensky bën sërish thirrje për armë me rreze të gjatë veprimi

Volodymyr Zelenksiy ka bërë sërish thirrje për më shumë armë me rreze të gjatë veprimi nga aleatët perëndimorë, teksa iu drejtua liderëve të BE-së në takimin në Bruksel.

Presidenti ukrainas po fliste në samitin e BE-së virtualisht, nga një tren në lëvizje në një vend të pazbuluar në Ukrainë, ku ai tregoi lajmet nga vija e frontit.

Të mërkurën Zelensky vizitoi vijën e frontit pranë qytetit të rrethuar të Bakhmut, ku takoi ushtarakun ukrainas dhe mbajti një moment heshtje për të rënët në luftë.

Rrëfimi i tij për skenat “shkatërruese” që ai kishte parë ishte emocional dhe pati një ndikim të madh tek 27 liderët dhe zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel teksa e dëgjonin atë.

Sipas një burimi të BE-së, ai paralajmëroi liderët europianë për pesë faktorë që mund të zgjasin luftën, duke përfshirë vonesat në dorëzimin e raketave me rreze të gjatë, mungesën e avionëve modernë dhe dobësitë në sanksionet perëndimore.

Udhëheqësit e BE-së po diskutojnë tani pushtimin rus, ku pritet të miratojnë një vendim për të furnizuar Ukrainën me një milion municione brenda dymbëdhjetë muajve të ardhshëm për të rimbushur stoqet e saj në pakësim.

Go to TOP