Samir Bllacaku merr detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Samir Bllacaku ka marrë këtë të mërkurë pozitën e Drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA).

Dorëzimin e detyrës tek ai e ka bërë zëvendësuesi i drejtorit, Valmir Hylenaj.

Bllacaku është emëruar Drejtor i AShNA më 08 shtator.

“Bllacaku është pjesë e AShNA-së që nga viti 2000, përkatësisht pjesë e gjeneratës së parë të kontrollorëve të trafikut ajror, ndërkaq para përzgjedhjes në pozitën e drejtorit të AShNA-së, ka ushtruar detyrën e Menaxherit për Zhvillim dhe Trajnim në AShNA”, thuhet në kumtesë.

Go to TOP