Salah vuante nga lëndimi në finalen e Ligës së Kampionëve, thotë doktori i tij

Doktori egjiptas, Mohamed Aboi El Ela, ka thënë se lojtari Mohamed Salah është duke vuajtur ende nga lëndimi në këmbë, të cilin e pësoi gjatë finales së kupës FA, dhe akuzoi trajnerin Jurgen Klopp se e dinte se Salah nuk ishte në gjendje për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Dëmtimi i Salah ndodhi gjatë finales së FA Cup në muskujt ngjitës, më pas ai luajti kundër Ëolves dhe në finalen e Champions League, dhe e gjithë kjo në vetëm 14 ditë,” tha doktori.

Salah, edhe pse u mundua bashkë me ekipin e tij, nuk arriti që të fitojë ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, ani se i premtoi tifozëve të Liverpoolit se do të korrigjonte rezultatin, raporton 90Min.

Go to TOP