Sabalenka dhe Jabeuri mungojnë në Olimpiadë

Aryna Sabalenka dhe Ons Jabeuri do të mundojnë në Olimpiadën e Parisit për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Sabalenka ua ka bërë me dije reporterëve që nuk do të luajë në Olimpiadë, duke thënë që I është dashur të sakrifikojë diçka në orarin e dendur të turneve.

Ndërkaq, kësisoj ka vepruar edhe tunizianja Jabeur e cila ka thënë që pas konsultimeve me ekipin e saj mjekësor, kanë rënë në përfundim që një ndryshim i shpejtë i sipërfaqeve do të rrezikonte t’ia agravonte edhe më shumë problemin me gju.

Tani ka përfunduar sezoni i dheut dhe ka filluar ai i barit, ndërkaq në Olimpiadën e Parisit që mbahet fill pas Ëimbledonit garat e tenisit sërish do të zhvillohen në sipërfaqe me dhe.

Go to TOP