Ronaldo nuk heziton t’i jap fanellën tifozes irlandeze
Portugalia është përballur sot me Irlandën.
Përkundër rasteve që kishin të dyja ekipet ndeshja u mbyll baras 0-0.
Pas ndeshjes ishte një tifozë e vogël irlandeze që vrapoi në fushë për t’i kërkuar fanellën Cristiano Ronaldos.
Ronaldo nuk hezitoi aspak dhe menjëherë e hoqi atë dhe ia dha tifozes.
Parapraksisht portugezit iu kërkua fanella nga një futbollistë i Irlandës, por ai refuzoi t’ia jap atij para vajzes së vogël.
Ndërkohë, me këtë barazim tani Portugalia ka marrë kreun e grupit A me 17 pikë, aq sa ka Serbia në vendin e dytë.
