Rio Ferdinand: Ronaldo pas ndeshjes më dërgoi një mesazh

Portugezi realizoi golin e fitores ndaj Villarrealit në minutën e fundit të shtesës (90+5), që i sollën tre pikë “Djajve të Kuq”.

Ferdinand zbuloi se Ronaldo i kishte shkruar menjëherë pas fitores.

“Ai (Cristiano Ronaldo) më shkroi duke thënë ‘Nuk luajta mirë, por e dija që do shënoj”.

“Ky është besimi që ka. Lojtarët e tjerë janë duke u ushqyer me të. Është vend i duhur për të qenë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Ronaldo dje theu rekordin e Iker Casillas për më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve (178).

Go to TOP