Rikthehet Superliga, “nxehtë” në Pejë dhe Mitrovicë

Java e 27-të e Superligës së Kosovës në basketboll, që zhvillohet në fundjavë do të sjellë përballje interesante, ku vëmendja do të jetë në Pejë dhe Mitrovicë.

Xhiroja do të hapet me një tjetër sfidë interesante ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit. Dy skuadrat kanë siguruar “Play-off”-in, me mitrovicasit që kanë blinduar vendin e parë me 24 fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 15 humbje dhe synojnë vendin e pestë në renditje. Dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor të shtunën në “Minatori”.

Po të shtunën zhvillohet përballja tjetër mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Kampionët synojnë të mbesin në pozitën e dytë për tu kualifikuar direkt në gjysmëfinale, kurse prishtinasit të fitojnë derbin dhe për tu motivuar para garave vendimtare. Verdhezinjtë kanë 18 fitore e tetë humbje, ndërsa bardhekaltrit 15 fitore e 11 humbje.

Vëllaznimi pritet t’iu kthehet fitoreve, pasi ndeshet me Istogun, që po paraqitet vetëm me vendorë. Kuqezinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje, ndërsa istogasit një fitore e 25 humbje.

Dueli i fundit është mes Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, ku prizrenasit do të luajnë në “Play-out”, kurse therandasit synojnë gjysmëfinalen e “Play-off”-it. Basketbollistët prizrenas numërojnë shtatë fitore e 19 humbje, ndërsa ata therandas 17 fitore e nëntë humbje.

Superliga-Java 27

E shtunë

17:00 Trepça-Bashkimi

20:00 Peja-Sigal Prishtina

E diel

19:00 Vëllaznimi – Istogu

20:00 Proton Cable Prizreni-Golden Eagle Ylli

Go to TOP