Rikthehet superliga (m dhe f) me ndeshjet e javës së tretë

Këtë fundjavë (të dielën) në Prizren Superliga e meshkujve dhe në Ferizaj Superliga e femrave, do t’i zhvillojnë ndeshjet e javës së tretë (xhirot 5-6). Ndeshjet fillojnë në ora 11.

Në Superligën e meshkujve do të jetë javë e ndeshjeve derbi, ku takohen Lidhja e Prizrenit Prishtina dhe Priping  vs Paysera Dardania (xhiro pesë) dhe Paysera Dardania vs Lidhja e Prizrenit dhe Prishtina vs Priping (xhiro 6). Do të jetë një test i fortë për Lidhjen e Prizrenit për ta ruajtur epitetin e ekipit të pamposhtur, si dhe sfida ndërmjet tre ndjekësve të vendit të parë, që deri më tani kanë pësuar vetëm nga një disfatë. Interesante do të jenë edhe përballjet ndërmjet ekipeve nga pjesa e poshtme e tabelës që përpiqen të shmangin dy pozitat e fundit.

Situatë e ngjashme është edhe në Superligën e femrave, me një dallim se kryesuesi, Drita duket shumë më lart se ekipet tjera. Ndërkaq lufta ndërmjet ndjekësve të Dritës duket shumë atraktive, pasi katër ekipe kanë tubuar numër të njëjtë pikësh duke pasur vetëm nga një disfatë. Ndeshja më interesante mund të jetë ndërmjet dy ekipeve nga Ferizaj: Ahmet Hoxha me Ahmet Hoxha MK. Jo më pak interesante do të jenë edhe përballjet e skuadrave që renditen në pjesën e poshtme të renditjes. /Kosova.info/

SUPERLIGA E KOSOVËS 2024 – MESHKUJT
Xhiro 5 6/23/2024     
11:00Lidhja e prizrenitVsPrishtina
11:00PripingVsPaysera Dardania
11:00Ahmet HoxhaVsShkolla Prizreni
11:00LiriaVsGani Maloku
Xhiro 6 6/23/2024   
13:30Paysera DardaniaVsLidhja e prizrenit
13:30PrishtinaVsPriping
13:30Gani MalokuVsAhmet Hoxha
13:30Shkolla PrizreniVsLiria
SUPER LIGA – MESHKUJT 2024
KlubiLFHPikë
1Lidhja e prizrenit44016:28
2Priping43113:57
3Prishtina43113:77
4Dardania43112:67
5Liria42210:96
6Shkolla Prizreni4135:135
7Gani Maloku4045:164
8Ahmet Hoxha4040:163
SUPERLIGA E KOSOVËS 2024 – FEMRAT
Xhiro 5 6/23/2024   
11:00Drita FvsVushtrria F
11:00Ahmet Hoxha FvsAhmet Hoxha MK
11:00Prishtina FvsIstogu
11:00ShpresavsJuniku
Xhiro 6 6/23/2024   
13:30Ahmet Hoxha MKvsDrita F
13:30Vushtrria FvsAhmet Hoxha F
13:30JunikuvsPrishtina F
13:30IstoguvsShpresa
SUPER LIGA – FEMRAT 2024
KlubiLFHPikë
1Drita F44016:18
2Ahmet Hoxha F43114:57
3Vushtrria F43112:57
4Ahmet Hoxha MK43112:67
5Prishtina F43112:67
6Juniku4043:164
7Shpresa4042:164
8Istogu4040:164
Go to TOP