Reali dhe Vinicius afër marrëveshjes se re, ja kur do të firmos braziliani

Ylli brazilian Vinicius Junior raportohet se është gati të rinovojë kontratën me Real Madridin.

Braziliani, i cili tashmë është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Carlo Ancelottit, sipas mediave spanjolle, është gati të nënshkruajë kontratën e me madrilenët.

Vinicius thuhet se sapo të kthehet në Madrid pasi është i grumbulluar me Kombëtaren e Brazilit, do të firmos kontratën e re me gjigantin spanjoll.

Reali dhe braziliani brenda pak ditësh zyrtarisht do të vazhdojnë ‘martesën’, edhe pse detajet e marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura.

Go to TOP