Reagon BE pas ndalimit të `Mirëdita dobar dan`: Zhgënjyese!

Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festivalit ‘Mirdita, dobar dan’.

Në rrjetin social “X”, ata kanë theksuar se është zhgënjyese se si ky festival që mbahet që nga viti 2014, e që po ashtu është i financuar nga BE’ja, u ndalua sot.

Kjo iniciativë sipas tyre, është pjesë e rëndësishme e normalizimit mes dy vendeve.

“Zhgënjyese kur mësuam se festivali “Mirëdita, Dobar Dan” i financuar nga BE-ja, që zhvillohet që nga viti 2014, u ndalua sot. Kjo iniciativë e lavdërueshme e OSHC-ve ndërton ura ndërmjet popujve, një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të normalizimit Beograd-Prishtinë”, thuhet në reagimin  Zyrës së BE-së në Beograd.

Lidhur me ndalimin e këtij festivali, kanë reaguar edhe shoqëria civile dhe partitë proevropiane, të cilët kërkojnë që festivali të mbahet. Ata kanë kritikuar institucionet shtetërore për shkeljet ligjore. /Kosova.info/

Go to TOP